Annunci
Dossier "Kosovo"

kosovo/ Hoxhaj dhe Çitaku: është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, marrëdhëniet kontraktuale dhe marrëveshjen për Stabilizim Asociim


Bruksel, 27 shkurt 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë vazhduar takimet në Bruksel.

Fillimisht Ministri Hoxhaj dhe Minstrja Çitaku kanë zhvilluar një takim me Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger.

Në këtë takim është kërkuar përkrahja e Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Ministri Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që edhe më tutje kosovarët të jenë qytetarët e vetëm të cilët nuk gëzojnë lëvizjen pa viza në zonën Shengen.

Sipas Hoxhajt dhe Çitakut, është koha e fundit që Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin, të nënshkruhen marrëdhëniet kontraktuale dhe të fillojë studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkim Evropian.

Ata kanë pasur një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, János Martonyi, nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e Hungarisë për ofrimin e përvojës në procesin e integrimeve evropiane.

Edhe në takimin e punës me Nickolay Mladenov, Ministër i Punëve të  Jashtme i Bullgarisë, Ministri Hoxhaj dhe Minstrja Çitaku kanë informuar atë për reformat që Republika e Kosovës ka përmbushur, duke nënvizuar se Kosova është e gatshme për rrugën e saj Evropiane.

Ata kanë pasur takim edhe me Ministrin për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington. Në këtë takim ata janë siguruar se Britania e Madhe do ta mbështesë Republikën e Kosovën në procesin e integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë ditës Ministri Hoxhaj dhe Minstrja Çitaku do të zhvillojnë takime me shumicën e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojnë mbështetjen e këtyre shteteve për agjenden evropiane të Kosovës.

Fonte: Governo Repubblica del Kosovo

Annunci

Informazioni su Direttore Editoriale

Fondatore dei Blog "Rassegna Stampa Militare", "Studenti Creativi, "Le Orme dei Dinosauri", "Cronache Venosine"

Discussione

Non c'è ancora nessun commento.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

Questo sito utilizza Akismet per ridurre lo spam. Scopri come vengono elaborati i dati derivati dai commenti.

Annunci

Tactical Wach

Le Rubriche

Follow Rassegna Stampa Militare on WordPress.com

Inserisci la tua e-mail per ricevere notifica di nuovi articoli.

Segui assieme ad altri 1.212 follower

Cronologia News per mese

La Fanteria

Follow on Bloglovin

Pirateria in Corno d’Africa

Annunci
%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: